top of page
Search

Thirrja per aplikim

  • Nov 2, 2022
  • 1 min read

Updated: Oct 23, 2023


ree

Organizata jo Qeveritare “Kosovo Experts Group – KOEG” ka filluar implementimin e projektit “Orientimi në karrierë dhe trajnimi i aftësive profesionale”, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Ky projekt ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe vetëdijesimin e të rinjve për Orientim në Karrierë përmes ofrimit të trajnimit profesional 5 ditor falas për Shkathtësi të Buta me qëllim të krijimit të mundësive për përfshirje në tregun e punës.


Përmes këtij projekti do të mund të përfitojnë të rinjtë të moshës 16-24 vjeç nga regjioni i Prishtinës dhe regjioni i Mitrovicës.


Mënyra e aplikimit për këtë trajnim është online përmes linkut në vazhdim: shorturl.at/vwKNT


Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në e-mail adresën: koexpertsgroup@gmail.com

 
 
 

Comments


© 2022 by Kosovo Experts Group

  • Instagram
  • Facebook
  • LinkedIn
bottom of page